Korçë/ Çmimet e larta, pensionistët: Me pensionet nuk mbushim dot qesen

Publikuar me datë:

Qysh në orët e para të mëngjesit, tregu i shumicës në Korçë nis të mbushet me njerëz, por për shumë prej blerësve, veçanërisht pensionistët, mbushja e qeseve është kthyer në një sfidë të përditshme. Ata ankohen se të ardhurat e tyre nuk i lejojnë të përballojnë çmimet në rritje të ushqimeve, frutave dhe perimeve.

Një pensioniste që aktualisht jeton në Greqi, por ndodhet në Korçë për pushime, thekson ndryshimin e madh të çmimeve mes dy vendeve.

“Të ndryshme, çfarë të gjej. Shumë të shtrenjta. Unë jetoj në Greqi. Në krahasim me të Greqisë janë shumë të shtrenjta dhe me rrogën që marrin, janë shumë të shtrenjta. Bleva se jam e detyruar se më duhen. Pa ngrënë do rri?” thotë një pensionist.

Edhe blerës të tjerë të rregullt në treg, kryesisht pensionistë, theksojnë se përzgjedhin vetëm produktet më ekonomike, pasi pensionet mujore nuk ua lejojnë më tepër.

“Ku i blejmë me këto pensione të pakta që janë? Ku e arrijmë dot? Vijmë, marrim ndonjë gjë, ndonjë domate të lirë. Ku i përballojnë dot, dihet ajo”, shprehet një tjetër.

Sfida nuk është e kufizuar vetëm për konsumatorët. Tregtarët shprehin po ashtu shqetësimin për rënien e ndjeshme të shitjeve. Ata nënvizojnë se kostot e prodhimit, çmimet e larta të inputeve bujqësore dhe mungesa e mbështetjes financiare e kanë vështirësuar më tej situatën.

Tregu i Korçës përballet kështu me probleme të dyfishta: nga njëra anë, pensionistët nuk mund të mbajnë ritmin e çmimeve, nga ana tjetër, tregtarët përballen me uljen e blerjeve dhe rritjen e shpenzimeve. Për familjet me të ardhura të ulëta, përditshmëria po bëhet gjithnjë e më sfiduese për të mbushur shportën ushqimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Estoni/ Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen pas skandalit të municioneve në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur, njoftoi dorëheqjen...

Sulo: Incidenti në Vlorë është konflikt pronësie, shkaktar është shteti

Gazetari Arjon Sulo ka komentuar ngjarjen e rëndë të...

Protesta/ Të arrestuar pas tensioneve te Kryeministria, nesër para Gjykatës

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë thirrje qytetarëve që të...

Konflikti në Vlorë/ Policia sekuestron mjetin ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Një automjet tip “Range Rover” është sekuestruar nga Policia...