Dumani i SPAK del jashtë kontrollit/ Godet dhe kanos policin brenda burgut

Publikuar me datë:

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, ku pikërisht në sektorin e sigurisë së lartë, ku janë izoluar disa nga bashkëpunëtorët e Drejtësisë, ka ndodhur një përplasje fizike mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe policit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina.

Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë informacion se ngjarja është regjistruar në mesin e muajit gusht 2026, brenda ambienteve të paraburgimit dhe se tashmë polici, Rexhep Sina, ka bërë denoncim në Policinë e Burgjeve, duke çuar që Prokuroria e Tiranës të regjistrojë një dosje penale për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Siç mësohet, bashkëpunëtori i SPAK, Nuredin Dumani, ka goditur fizikisht punonjësin e policisë, që ishte ngarkuar nga vetë Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve për garantimin e sigurisë fizike të të penduarit, Nuredin Dumani.

Ende nuk dihet me saktësi se cili ka qenë motivi i këtij konflikti që ka çuar Nuredin Dumanin në goditjen e punonjësit të policisë.

Pas goditjes dhe kanosjes me jetë, Rexhep Sina ka depozituar kallëzim penal pranë Policisë së Burgjeve dhe tashmë dosja është referuar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.

Rasti tregon se Nuredin Dumani, edhe pse i arrestuar prej 29 marsit 2022, ka dalë jashtë çdo rregulli dhe kontrolli institucional, duke mos shfaqur as pendesë për vrasjet e kryera.

Ky nuk është incidenti i vetëm që i penduari i SPAK, në disa dosje penale, ka kryer ndaj efektivëve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ndërsa më parë Nuredin Dumani ka dhunuar fizikisht dhe të penduarin tjetër të SPAK, Amarildo Nikolli.

Herë pas here, efektivët e Mbrojtjes së Dëshmitarëve përdoren nga të pandehurit e SPAK për të blerë cigare dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë.

Ndërsa nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme SPAK vijon ta mbajë Nuredin Dumanin si dëshmitar kryesor në dosjen “Plumbi i artë”, në dosjen penale kundër “Visit të Pojës” dhe anëtarëve të grupit të tij, në dosjen kundër Suel Çelës, në dosjen kundër Behar Bajrit dhe anëtarëve të grupit të tij, në dosjen e trafikut të pistoletave nga Kosova në Shqipëri, në dosjen kundër Bujar Gërmizit dhe anëtarëve të tjerë dhe në një dosje të dy personave që konsiderohen “të fortë” në Fier dhe Durrës.

Paralelisht me statusin e bashkëpunëtorit të SPAK, Nuredin Dumani është marrë i pandehur dhe rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm në dosjen e “Plumbit të artë” dhe dosjen e “të fortit” të Shkodrës, Behar Bajri.

Nuredin Dumani akuzohet zyrtarisht nga SPAK për 8 vrasje, disa tentativa vrasjeje, disa sigurime të kushteve për të kryer vrasje, disa grabitje me dhunë dhe armë dhe Grup të strukturuar kriminal.

Incidenti me policin në burg vjen në një kohë kur SPAK është në fazën përfundimtare të dosjes penale “Plumbi i artë”, ku tashmë pritet leximi i pretencës, në të cilën prokuroria do kërkojë para gjykatës masat e dënimit për secilin nga të pandehurit e procedimit nr. 75.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Messi u largua nga Argjentina, trajneri Skaloni gjen menjëherë pasuesin e fanellës me numër 10

Lionel Mesi vendosi të largohet përfundimisht nga Argjentina. Finalja...

Ndryshim në drejtimin e NJVKSH Shkodër

Besara Gjurgjej është caktuar në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, duke marrë drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Jetmir Lumajt. Gjurgjej vjen në këtë pozicion pas një eksperience 22-vjeçare në profesionin e mjekes stomatologe. Ajo do të drejtojë tashmë NJVKSH Shkodër, pas dorëheqjes së Lumajt pak ditë më parë.