Si në film! “Duam 5 mln euro”/ Gjobë biznesmenit dhe qëlluan me armë drejt hotelit në Vlorë, autorët ‘fast&furious” me policinë, përfshihen në aksident të frikshëm

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në një hotel në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas informacioneve paraprake, personat kanë kërcënuar fillimisht pronarin me fjalë, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar dhe dyshohet se janë përdorur edhe armë.

Autorët i kanë kërkuar pronarit të hotelit shumën prej 5 milionë eurosh. Gjatë përplasjes mes palëve ka pasur edhe konflikt fizik, ndërsa grupi është larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e personave të dyshuar. Gjatë ndjekjes, dy persona që udhëtonin me një automjet janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të qytetit të Vlorës. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka marrë dëmtime si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë angazhuar në disa zona të Vlorës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të incidentit, identifikuar personat e përfshirë dhe dokumentuar rrethanat e ngjarjes. Informacionet e deritanishme janë paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çela pas mbledhjes me Ramën: “Përgjegjësi dhe prani në terren, më pranë qytetarëve”

Pas mbledhjes së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, qeverinë...

“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në Instagram të qytetarëve që mbështesin protestën kundër qeverisë. Bardhi e ka krahasuar situatën në Shqipëri me zhvillimet në Serbi gjatë protestave masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor, sipas tij, […]

Banorët e Rrjollit u rikthehen protestave: ‘Nuk heqim dorë nga e drejta jonë’

Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë, për...

Dumani i SPAK del jashtë kontrollit/ Godet dhe kanos policin brenda burgut

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e...