Banorët e Postribës kanë ngritur kritika lidhur me investimin e kryer në rrjetin e ujësjellësit gjatë vitit 2025.
Sipas tyre, për ndërhyrjen janë shpenzuar rreth 165 milionë lekë të vjetra, por pavarësisht vendosjes së tubacioneve, sot rrjeti nuk furnizon banorët me ujë.
Banorët pretendojnë se problematika është bërë e dukshme edhe pas përfundimit të investimit, ndërsa thonë se vetë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pranuar se ndërhyrja nuk ka dhënë rezultatin e pritshëm.
Për këtë arsye, banorët paralajmërojnë se do t’ua referojnë çështjen institucioneve të drejtësisë, duke deklaruar se do ta dërgojnë atë në SPAK për verifikim.

