Bardh Spahiu ka reaguar pas largimit të ministres së Shëndetësisë, duke e cilësuar ndryshimin si një tjetër lëvizje fasade, ndërsa sipas tij problemet e sistemit shëndetësor mbeten të njëjta.
Në një status në rrjetet sociale, Spahiu kritikon gjendjen në spitalet shqiptare, duke ngritur shqetësimin për mungesën e barnave jetike dhe shërbimeve që, sipas tij, duhet t’u ofrohen qytetarëve.
Ai akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion, ndërsa shprehet se ndryshimi i ministrave nuk zgjidh problemet e sistemit shëndetësor.
Sipas Spahiut, përgjegjësia për situatën nuk duhet të kufizohet te ministrat që largohen apo emërohen, por duhet kërkuar te drejtimi politik i qeverisë.
Në fund të reagimit të tij, Bardh Spahiu i kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen.

