Fushë-Arrëz/ Rreth 100 persona në spital me simptoma gastrointestinale, merret në analizë uji i pijshëm

Publikuar me datë:

Rreth 100 banorë janë paraqitur gjatë tri ditëve të fundit në spitalin e Fushë-Arrëzit, duke shfaqur simptoma të ngjashme me gastroenteritin.

Sipas mjekut Nikolin Bardhoku, pacientët kanë pasur të vjella, diarre, dhimbje barku dhe nauze. Ata kanë marrë trajtimin e nevojshëm në spital dhe, pas përmirësimit të gjendjes, janë larguar për në banesat e tyre.

Situata ka ngritur shqetësim te banorët e zonës, të cilët dyshojnë se simptomat mund të jenë të lidhura me cilësinë e ujit të pijshëm.

Për rastet është vënë në dijeni Drejtoria e Shëndetit Publik dhe institucionet përgjegjëse. Ndërkohë, janë marrë mostra nga uji i pijshëm, të cilat do të analizohen për të verifikuar nëse ka ndonjë problem me cilësinë e tij.

Shkaku i saktë i shqetësimeve shëndetësore ende nuk është përcaktuar zyrtarisht dhe pritet të qartësohet pas daljes së rezultateve të analizave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related