Kombëtarja U-15 triumfon në Podgoricë, Shqipëria mposht 3-0 Malin e Zi në miqësore

Publikuar me datë:

Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore serinë e dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në takimin e zhvilluar këtë të martë në “Gradski Stadion” të Podgoricës.

Trajneri Bledar Borova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Genis Mlloja (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Leon Ramaj, Rei Muca.

Kuqezinjtë e rinj zhvilluan një paraqitje mjaft pozitive, duke e mbyllur pjesën e parë me një avantazh të pastër prej tre golash.

Brajan Hykollari ishte protagonist në këtë pjesë të lojës, duke realizuar dy gola në minutat 17-të dhe 27-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 39-të, Rei Muca shënoi golin e tretë për Shqipërinë, duke i dhënë ekipit kuqezi një avantazh të rëndësishëm.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin e krijuar, duke ruajtur epërsinë 3-0 deri në fund dhe duke e nisur kështu me sukses këtë seri miqësore.

Sfida e dytë mes dy Kombëtareve U-15 do të zhvillohet më 3 shtator, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 11:00.

Të dy këto përballje janë pjesë e programit të përgatitjeve të stafit teknik kuqezi, me trajnerin Bledar Borova që vijon punën për vlerësimin, formimin dhe zhvillimin e futbollistëve të kësaj grupmoshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret/ 4 vatra aktive, angazhohen 164 forca dhe 2 helikopterë

Zjarret vazhdojnë të prekin disa rajone të Shqipërisë, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë në terren për të ndjekur dhe shuar vatrat ende aktive. Ministria e Mbrojtjes, në përditësimin e orës 20:00 të datës 1 shtator, njoftoi se në të gjithë vendin ishin identifikuar 17 vatra zjarri. Nga to, 4 vatra […]

Ndoc Baqli shpallet kampion i shahut në Shkodër, triumfon në turneun lokal të vitit 2026

Shkodra ka kurorëzuar fituesin e Kampionatit Lokal të Shahut...

Protesta/ Bllokohen të dyja hyrjet e Kryeministrisë, policia thirrje: Zhbllokoni rrugën

Mbrëmjen e sotme, protesta e 94-të kundër qeverisë së...