Korçë/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka ndërmarrë lëvizje të reja në strukturat e saj, duke ndërruar drejtuesin e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Burime bëjnë të ditur se ndryshime të ngjashme janë në proces edhe në disa qarqe të tjera.

Gëzim Zhupaj, që mbante postin e drejtuesit të kufirit në Korçë prej afro dy vitesh, është transferuar tashmë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku do të ushtrojë detyrën e shefit të sektorit.

Luigj Vathi është caktuar në postin e ri si drejtues i kufirit në Korçë. Më parë, Vathi ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related