‘Sot në protestë kundër korrupsionit’ Gjin Gjoni: Shqipëria në krizë politike e ekonomike e konfirmoi raporti i PE-së

Publikuar me datë:

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të mbajnë sot në Tiranë në orën 19:00 protestën e radhës kombëtare për të kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Protesta është një përgjigje e domosdoshme ndaj situatës së rëndë politike dhe ekonomike në vend, thotë deputeti demokrat Gjin Gjoni në një intervistë online me video sot për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV.

Situata e rëndë konfirmohet edhe nga raporti i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, "një nga raportet më të zeza"  të hartuara ndonjëherë nga një institucion ndërkombëtar për Shqipërinë, ku faktohen shqetësimet serioze për korrupsionin dhe denoncimet e opozitës.

Gjoni theksoi se raporti në fjalë nxjerr në pah një tablo alarmante të situatës politike, gjendjes së demokracisë, nivelit të krimit dhe korrupsionit, si dhe marrëdhënieve të tensionuara të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Demokracia në vend është bërë "jofunksionale" dhe "autokratike", ndërsa parlamenti është i paralizuar për shkak të "uzurpimit total nga mazhoranca".

Përtej krizës politike, një arsye themelore për protestën është edhe gjendja e vështirë ekonomike e qytetarëve.

Taksat e larta, akcizat dhe kostoja e papërballueshme e jetesës kanë çuar nivelin e varfërisë në shifra problematike. Si pasojë e kësaj situate, theksoi Gjoni, Shqipëria po përballet me një fenomen masiv largimesh, i cili sipas statistikave të Eurostatit, është ndër më të mëdhenjtë në Europë, duke përjashtuar vetëm vendet që ndodhen aktualisht në luftë.

Për protestën e sotme deputeti demokrat nënvizoi se do të ketë një organizim më të mirë dhe një koordinim më të ngushtë me deputetët. Ndonëse protesta është deklaruar si paqësore, ajo do t’i përshtatet vullnetit të qytetarëve pjesëmarrës.

Pjesë nga intervista

Gjin Gjoni: Protesta e sotme është një protestë e cila vjen direkt edhe pas raportit të Parlamentit Evropian, Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, një nga raportet më të zeza që është paraqitur nga një institucion ndërkombëtar për situatën politike, situatën e demokracisë, çështjen e krimit, të korrupsionit dhe gjithçka tjetër në marrëdhënie të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Po t’i referohesh këtyre të dhënave, rezulton që sot çështja e demokracisë në Shqipëri është jo funksionale, është një demokraci autokratike dhe në rastin konkret kemi një mungesë të theksuar të barazisë së palëve në parlament dhe mosfunksionim të parlamentit për shkak të uzurpimit nga mazhoranca totalisht.

 Por nga ana tjetër kemi të gjithë problematikën tjetër të cilët shqiptarët jo vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe po ta vëreni të ditës së djeshme, i gjithë diskutimi në raport me mirëqenien e shqiptarëve ishte i lidhur me taksën, me akcizën dhe me gjithçka tjetër të cilët sot në Shqipëri niveli i varfërisë është në nivelet më të problematike. Dhe padyshim edhe çështjet të cilat kanë të bëjnë në lidhje me çmimin e karburantit, me çështjen e energjisë elektrike, të furnizimit me energji elektrike, çështjet e ujit, infrastruktura, janë problematika të cilat shqetësojnë jo vetëm demokratët, por edhe të gjithë socialistët.

Shqiptarët kanë gjetur një mënyrë komplet ndryshe nga ajo që normalisht ka në vendet e tjera të botës, i cili është reagimi i qytetarëve dhe protesta, por kanë gjetur të shmangen në një farë mënyre duke u larguar. Dhe largimet e shqiptarëve dhe sipas statistikave të Eurostatit, janë largimet më të mëdhaja në vendet e, në një vend të Europës. Përjashto ato vende të cilat sot, sot janë në gjendje lufte.

Flavio Qarri: A parashikohet në skenarin e protestës së sotme, nuk e di, veprime të cilat në një farë forme edhe e izolojnë policinë nga ato sjellje arbitrare dhe të dhunshme që kemi parë në protestat e shkuara?

Gjin Gjoni: Është e vërtetë Flavio, edhe në kontaktet që juve keni dhe telefonatat në televizionin tuaj, por edhe ne si përfaqësues dhe në takimet që kemi me pjesën e elektoratit, kërkojnë një formë tjetër dhe angazhim tjetër në raport me protestën, në mënyrën e organizimit dhe në mënyrën se si duhet të qasemi edhe ndaj forcave të policisë.

Rasti i fundit në mënyrën se si gjërat kanë rrjedhur ka treguar që ka pasur një mungesë organizimi, por nga ana tjetër ka pasur edhe një përqëndrim të shtuar nga ana e policisë dhe nuk janë respektuar edhe afatet ligjore të cilat janë kërkuar në leje dhe janë dhënë nga ana e policisë në raport me kohëzgjatjen dhe mënyrën e organizimit të protestës. Rezulton që policia për të treguar edhe zellin dhe për të vendosur edhe një lloj marrëdhënie ndryshe me drejtorin e ri dhe për të treguar që është i ndryshëm nga ish drejtori i mëparshëm i Policisë së Shtetit, ka një ndërhyrje po fill pas përfundimit të fjalimeve të drejtuesve politikë në protestë. Dhe kjo, kjo padyshim që kërkon një mënyrë tjetër të organizimit, kërkon një pjesëmarrje më të madhe të deputetëve, kërkon një koordinim më të mirë të gjithë strukturave të Partisë Demokratike për një protestë komplet ndryshe dhe ashtu siç e ka deklaruar dhe kryetari i Partisë Demokratike. Kjo protestë do jetë protestë paqësore, por gjithmonë do i përshtatet edhe vullnetit të demokratëve dhe vullnetit të njerëzve të cilët janë thirrur në protestë.

 Unë shpresoj që kjo protestë edhe mbi bazën e kontakteve që kemi patur në terren dita ditës, qoftë për në nivel të riorganizimit, sepse partia tani pothuajse po përmbyll të gjithë fazat e ristrukturimit në degë dhe po kalon në ristrukturimin në qendër me zgjedhjen e kryetarit dhe të kongresit të Partisë Demokratike.

Rezulton që ka një interesim të shtuar, ka një vëmendje të shtuar nga ana e demokratëve dhe padyshim, unë e shoh edhe në zonat elektorale nga të cilët vij, ka një numër të madh të njerëzve të cilët kërkojnë të kandidojnë edhe në organet drejtuese të partisë në, në, në degë, por edhe në kryesinë e Partisë Demokratike atje, çka tregon që ndryshe nga gjithë herët e tjera, ka një konkurencë dhe një luftë për të qenë në strukturat drejtuese.

 Kjo tregon që vetë qytetarët dhe demokratët janë të ndërgjegjësuar në lidhje me situatën për të cilën ne sot po e trajtojmë me shumë rëndësi dhe që faktori ndërkombëtar më në fund është bashkuar me të gjithë deklarimet të cilat Partia Demokratike ka transmetuar në një periudhë kohore tashmë të gjatë që pas zgjedhjeve të 11 majit të 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbrojtja, krahu i majtë dhe sulmi, prioritetet e Vllaznisë në merkato

Menjëherë pas mbylljes së sezonit 2025-26, te Vllaznia nuk...

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...