BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

Publikuar me datë:

ChatGPT do t’i nënshtrohet një regjim më të rreptë rregullash në Bashkimin Europian, pasi Komisioni Europian e ka listuar ndër shërbimet digjitale me ndikim të madh.

Kjo është hera e parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën një mbikëqyrje të tillë. Përkrah ChatGPT, në këtë kategori janë futur gjithashtu forumi Reddit dhe platforma e lojërave Roblox. Këto rregulla aplikohen për platformat që tejkalojnë 45 milionë përdorues aktivë çdo muaj në 27 vendet e BE-së.

Kompanitë në fjalë kanë në dispozicion katër muaj për të plotësuar kërkesat shtesë të Aktit të Shërbimeve Digjitale. Ato janë të detyruara të identifikojnë dhe të minimizojnë rreziqet sistemike të shkaktuara nga shërbimet dhe algoritmet e tyre. Masa do të përfshijë monitorimin ndaj përhapjes së përmbajtjeve të paligjshme, ndikimeve të dëmshme te të miturit, ndikimit në shëndetin fizik dhe mendor të përdoruesve, mbrojtjen e të drejtave themelore, integritetin e proceseve zgjedhore si dhe sigurinë publike. Për të përfshirë nën këtë kuadër legjislativ, Komisioni Europian ka kategorizuar ChatGPT-në si motor kërkimi. Sipas ekspertëve, ky veprim pritet të krijojë një precedent që mund të ndikojë në mbikëqyrjen e ardhshme të gjithë sistemeve të mëdha të inteligjencës artificiale gjeneruese.

Ky vendim është marrë në një periudhë kur Brukseli po shton presionin mbi gjigantët e teknologjisë, pavarësisht kundërshtive që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Mosrespektimi i detyrimeve mund t’i kushtojë këtyre platformave me gjoba të mëdha financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related