Plagosen 3 persona/ Aksident në mbikalimin e Spitalit Memorial, Fier, mjeti del nga rruga

Publikuar me datë:

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e sotme në zonën e njohur si Mbikalimi i Spitalit Memorial.

Një makinë Volkswagen, e drejtuar nga një shtetas me inicialet I. Sh., doli nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit.

Si rezultat, janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin bashkë me të.

Të tre të lënduarit u transportuan për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas informacioneve të para, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka filluar hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Forbes: Shqipëria ndër 24 shtetet më të mira për të dalë në pension në 2026

Rritja e kostove të jetesës, çështjet shëndetësore, ndryshimet në klimë dhe zhvillimet politike po bëjnë gjithnjë e më shumë amerikanë të konsiderojnë pensionimin jashtë kufijve të vendit të tyre. Revista Forbes ka hartuar një listë me 24 vende dhe 96 destinacione të shpërndara në pesë kontinente, ku janë marrë në shqyrtim faktorë si çmimet e […]

PD: “Kush e ka në dorë Bashkinë Tiranë?”. Kërkon seancë për shkarkimin e Ristanit dhe firmën e Veliajt

Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës,...