Anuela Ristani dorëhiqet si nënkryetare e Bashkisë/ Erion Veliaj i hoqi kompetencat e kryetares në detyrë

Publikuar me datë:

Tre ditë pas vendimit të Erion Veliajt për ta larguar nga posti i kryetares së deleguar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka reaguar publikisht. Në një postim në rrjetet sociale, Ristani njoftoi tërheqjen e saj, duke theksuar se ka shërbyer për qytetin për më shumë se dhjetë vjet.

Gjatë deklaratës së saj, ish-nënkryetarja e Bashkisë shprehu falënderime për bashkëpunëtorët e saj ndër vite, duke theksuar: “Koha është gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Në respekt të kohës që do të vijë, lipset që qytetin ta shohim pak me tonin dhe ta duam për atë që jemi, jo për atë që mund të na bëjë.”

Të premten, Veliaj nga burgu i ndërpreu Ristanit mandatin në krye të Bashkisë së Tiranës, duke arsyetuar veprimin me faktin se ajo nuk kishte respektuar udhëzimet e tij.

Anuela Ristani ishte emëruar në këtë funksion që nga marsi i vitit 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...