Amin Tahiri është rikthyer te Vllaznia, duke u bërë pjesë e skuadrës kuqeblu pas një eksperience të pasur në akademi dhe futbollin jashtë vendit.
Tahiri i ka hedhur hapat e parë në futboll pikërisht me Akademinë Vllaznia, përpara se të vijonte rrugëtimin e tij në akademinë e Torinos. Më pas, futbollisti ka qenë pjesë e disa ekipeve të tjera, ndërsa eksperiencën e fundit e ka zhvilluar në Slloveni.
Tashmë, Amin Tahiri rikthehet në Shkodër për të veshur sërish fanellën kuqeblu dhe për të vijuar karrierën e tij me Vllazninë.
Një tjetër futbollist i formuar në Shkodër rikthehet në shtëpi, me klubin kuqeblu që i uron suksese në aventurën e re.

