Trajneri shkodran, Edi Martini, ka reaguar ashpër ndaj arbitrimit në futbollin shqiptar, duke kritikuar veçanërisht arbitrin Jareci.
Martini e akuzon Jarecin se ka qëndrim të njëanshëm ndaj Shkodrës dhe kundërshton deklaratën e tij se është mik i tij.
“Jareci tan jetën anti-Shkodrës edhe thotë jam shok i Edit. Nuk asht aspak e vërtetë, rren”, është shprehur Martini.
Ai ka rikthyer në vëmendje edhe sezonin e kaluar, duke pretenduar se vendimet e arbitrave ndikuan në eliminimin e Vllaznisë në dy gjysmëfinale.
“Arbitrimi na eliminoi vjet në dy gjysmëfinale; me Dinamon dhe Egnatian”, deklaroi Edi Martini.
Deklaratat e Martinit vijnë në një moment kur çështja e arbitrimit dhe vendimeve të VAR-it vijon të jetë një nga temat më të debatuara në futbollin shqiptar.

