“Bashkëshorti i iku në SHBA 3 ditë më parë”/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra apel mes lotësh: Dua drejtësi! Në Pogradec na vonuan mbi 3 orë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Motra e të ndjerës, Albina Mekolli, e cila e ka shoqëruar Marjanën gjatë gjithë qëndrimit në maternitet, ka rrëfyer për gazetarin Osman Stafa mes lotësh momentet e vështira që paraprinë humbjen e saj.

Sipas saj, gjithçka nisi rreth mesditës, kur 37-vjeçarja e telefonoi duke i thënë se kishte dhimbje të forta në bark.

“Në orën 12 më merr në telefon dhe më tha: Eja se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë. Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka një gjakderdhje të brendshme”, rrëfeu Albina.

Pas konstatimit të gjendjes së rënduar, familjarët u njoftuan se 37-vjeçarja duhej të transportohej drejt Tiranës. Sipas motrës, gjatë kësaj kohe u diskutua edhe mundësia e transportit me helikopter, por kjo nuk u realizua.

“Dëgjova që po thonin helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë”, tregoi ajo.

Më tej, sipas dëshmisë së saj, Marjana u dërgua te reanimacioni, ndërsa familjarët pretendojnë se pati vonesa përpara nisjes me ambulancë drejt Tiranës.

“Mjekja foli me dikë dhe erdhën mjekët e reanimacionit, e dërguan atje dhe pati vonesa. Me ambulancë e nisën pas orës 4 të mëngjesit. Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Në tre orë i vunë vigonë për serume dhe gjak”, deklaroi Albina.

Ajo beson se një ndërhyrje apo transport më i shpejtë mund të kishte ndryshuar fatin e motrës së saj.

“Nëse do të ishim nisur pak më parë, do të më kishte shpëtuar motra të paktën, sepse mbase fëmija nuk do të kishte shpëtuar. Mbase nëse arrinim më herët në Tiranë do të shpëtonte”, tha ajo.

Familjarët kanë kërkuar hetim të plotë për të përcaktuar nëse vonesat kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së 37-vjeçares dhe në humbjen e jetës së saj.

“Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, u shpreh motra e Marjana Karolina Bunajt.

Sipas familjarëve, bashkëshorti i 37-vjeçares ishte larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm tre ditë para ngjarjes, me synimin për të realizuar bashkimin familjar. Fëmija që Marjana priste ishte i pari për çiftin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...

Tabaku: Shqipëria po shkon drejt autokracisë, mbi 1 mijë të shoqëruar në protesta, 250 prej tyre të mitur: Paradite kërkojnë dialog, pasdite dhunojnë studentët

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, ka shprehur kritika të ashpra në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e menaxhimit të protestave studentore në Shqipëri. Tabaku theksoi se ka kërkuar që ministri i Brendshëm të raportojë në komision lidhur me […]

Marina Duhani në aktivitetin e “Tetorit Rozë” në Vau-Dejës: Kontrollet në kohë mund të shpëtojnë jetë

Bashkia Vau i Dejës organizoi një aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, e cila u bëri thirrje grave që të mos neglizhojnë […]