Shqipëria në “luftë” me flakët! 26 raste zjarresh në 24 orë në Shqipëri, 4 mbeten aktive! Riaktivizohet vatra në Dajt

Publikuar me datë:

26 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera mbahen nën mbikëqyrje.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i flakëve. Operacioni vijon me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë të FA-së.

Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe bashkisë, si dhe 30 efektivë të FA-së. Në Sllatinë operojnë 91 forca, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Elbasan, zjarret në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për banesat. Gjatë natës është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 4.7, me epiqendër në njësinë administrative Vergo, në bashkinë Delvinë. Sipas autoriteteve, nuk janë raportuar dëme në njerëz apo infrastrukturë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, ndërsa strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

  • Vatra
  • zjarr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qafa e Thorës, ndalesa panoramike që mirëpret turistët drejt Thethit

Rruga drejt Thethit nis për shumë vizitorë me një...

Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë?

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie. Megjithëse çmimet e qirave në vitet e fundit janë rritur, duke ndjekur tendencat në rritje të çmimeve të shitjes dhe të shtyra sidomos nga kërkesa në rritje për qira ditore që ka sjellë turizmi, masa e kthimit nga […]