Vlore/ Zjarri përfshin zonën me pisha pranë një hoteli

Publikuar me datë:

Të shtunën pasdite, një vatër e re zjarri është regjistruar pranë një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërkohë që në vend kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse për të ndërhyrë.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar zgjerimin e tyre në zonat përreth.

Arsyet që çuan në shpërthimin e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]