Skandali i dezinformimit për katastrofën e Nepalit/ Video me “AI” qarkullojnë në rrjete sociale

Publikuar me datë:

Përmbytjet e rënda kanë sjellë një situatë katastrofike në Nepal, në kufi me Tibetin, në anën kineze. Pamjet e xhiruara nga të gjitha anët që nga data 26 gusht tregojnë se si shkrirja e akullit nga Himalajat solli rrëshqitje të dheut mbi një qytezë, duke marrë me vete dhe, gurë, banesa dhe jetën e qindra banorëve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në terren për të gjetur mijëra të zhdukur të mbuluar nga balta. Informacionet nga vendngjarja shpërndahen përmes burimeve zyrtare dhe rrjeteve sociale. Tragjedi të tilla natyrore shpesh shoqërohen nga përhapja e informacionit të rremë online, për qëllime dezinformimi, propagandë apo edhe për të nxitur klikime nëpër rrjete sociale.

Prej katër ditësh, situata në Nepal është bërë subjekt i një vale raportimesh të ngjashme. Qindra video janë shpërndarë në platforma si Instagram dhe X, pjesë e tyre të shumta të krijuara me teknologji të inteligjencës artificiale.

Vetëm pak orë pasi përmbytjet fatale goditën kufirin Nepal-Tibet, duke shkaktuar humbjen e jetës së qindra personave, në rrjetet sociale qarkulloi një video që pretendonte të ilustronte katastrofën. Klipi përmbante anomalitë vizuale karakteristike për pamjet e krijuara me inteligjencë artificiale. Edhe mjeti i identifikimit i Google konfirmoi origjinën AI të videos, duke raportuar se ajo ishte prodhuar me softuer të kësaj kompanie.

Janë shpërndarë edhe video të tjera ku është e dallueshme përpunimi nga AI, me skena që duken të gjeneruara grafikisht.

Ndërsa gjendja në Nepal paraqitet vizualisht dramatike, në rrjet qarkullojnë edhe video absurde. Një video e krijuar nga AI tregon një elefant që shpëton një burrë; fillimisht e paraqitur si ngjarje reale, videoja u demaskua nga përdorues me përvojë dhe më vonë nga një llogari indiane që specializohet në zbardhjen e përmbajtjes së krijuar me inteligjencë artificiale.

Identifikimi i videove të rreme të krijuara nga AI bëhet kryesisht përmes detajeve të vogla. Zakonisht, këto video zgjasin 10-15 sekonda, duke qenë se shumica e aplikacioneve falas për krijimin e tyre ofrojnë minutazh të kufizuar. Elementë të tjerë zbulojnë anomali, si p.sh. pemë që shfaqen e zhduken në mënyrë të paarsyeshme, në kundërshtim me ligjet e fizikës. Kur detajet nuk janë lehtësisht të dallueshme, përdoruesit mund të mbështeten edhe në mjete të specializuara online për verifikimin e përmbajtjes, si ChatGPT, Gemini ose aplikacione të dedikuara si SynthID, që ofrohen falas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egjipt/ Hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga furgoni në lëvizje

Një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi disa persona kanë arritur të vjedhin afërsisht 105 kilogramë mish pule nga një furgon teksa ai ishte ende në lëvizje. Pamjet e incidentit janë bërë virale në internet, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke u krahasuar shpesh me […]

Vllaznia reagon pas barazimit në Elbasan: Kërkojmë drejtësi, jo privilegje!

Pas barazimit 1-1 ndaj AF Elbasanit në “Elbasan Arena”,...