Një ngjarje e pazakontë është raportuar në fshatin Llacë të Maqedonisë së Veriut, ku pjesëmarrja e imamëve në një ceremoni mortore është refuzuar për shkak të pranisë së flamurit shqiptar.
Sipas materialeve të publikuara lidhur me rastin, bëhet fjalë për ceremoninë e përcjelljes së fundit të një gruaje, e cila, sipas pretendimeve të bëra publike, gjatë periudhës së luftës kishte ndihmuar dhe ishte kujdesur për pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare.
Në ceremoninë mortore ishte vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. Pikërisht prania e tij dyshohet se ka sjellë refuzimin e imamëve për të marrë pjesë në ceremoninë fetare.
Rasti ka shkaktuar reagime dhe debat, ndërsa mbetet për t’u sqaruar zyrtarisht arsyeja e vendimit dhe rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur ngjarja.

