Vllaznia përforcohet me një rikthim/ Paola Gjushja vesh sërish fanellën kuqeblu

Publikuar me datë:

Volejbollistja shkodrane Paola Gjyshja është rikthyer te Vllaznia, duke qenë një prej përforcimeve të rëndësishme të skuadrës kuqeblu për sezonin e ri. Gjyshja është një produkt i volejbollit shkodran dhe ka qenë pjesë e Vllaznisë në vitet e para të karrierës së saj, përpara se të vijonte aventurën me skuadra të tjera të Superligës. 19-vjeçarja luan në pozicionin e qendres (middle-blocker) dhe konsiderohet një prej talenteve më premtuese të volejbollit shqiptar.

Ajo ka një gjatësi prej 1.87 metrash dhe prej vitesh është pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë, ndërsa në vitin 2023 u vlerësua edhe si një prej talenteve të vitit. Pas largimit nga Vllaznia, Gjyshja ka luajtur për Dinamon, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut, ku fitoi edhe eksperiencë të rëndësishme në nivelet e larta të volejbollit shqiptar. Tashmë ajo rikthehet në Shkodër për të veshur sërish fanellën kuqeblu dhe për t’i dhënë skuadrës cilësi dhe eksperiencë në repartin e qendrave. Rikthimi i saj është një lajm i rëndësishëm për Vllazninë, e cila synon të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri. Gjyshja e njeh mirë ambientin shkodran dhe ka qenë më herët një prej lojtareve të spikatura të skuadrës, duke lënë gjurmë që në moshat e reja.

Për Vllazninë, rikthimi i një lojtareje të formuar në Shkodër dhe me eksperiencë në Superligë është një investim i rëndësishëm, ndërsa për Paola Gjyshen bëhet fjalë për rikthimin në klubin ku hodhi hapat e parë dhe ku u evidentua si një prej talenteve të volejbollit shkodran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]