Nepal/ 584 viktima, 2 mijë persona të zhdukur

Publikuar me datë:

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë prekur Nepal dhe Tibet është rritur ndjeshëm, duke arritur të paktën 584 viktima. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në Nepal janë regjistruar 579 viktima, ndërkohë që në rajonin kinez të Tibetit janë konfirmuar pesë të vdekur.

Sipas autoriteteve nepaleze, 1,924 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Ndër të humburit dyshohet se janë edhe qindra turistë dhe pelegrinë të ardhur nga jashtë, gjë që ka rritur ndjeshëm shqetësimin lidhur me përmasat reale të kësaj tragjedie.

Aksionet e kërkim-shpëtimit janë në vijim në të dy anët e kufirit mes Nepalit dhe Kinës. Ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë mbijetuar nën rrënoja dhe masat e dheut, duke punuar nën presionin e kohës. Autoritetet kanë paralajmëruar se ekziston rreziku për përmbytje të tjera, duke theksuar se situata mund të përkeqësohet më tej në ditët në vazhdim.

Katastrofa ka prekur veçanërisht një zonë të Himalajeve pranë kufirit midis Nepalit dhe Tibetit, ku dëmet materiale janë të mëdha dhe disa komunitete kanë mbetur të shkëputura nga pjesa tjetër e vendit.

Teksa gjendja vazhdon të jetë kritike, Bashkimi Evropian ka njoftuar ndarjen e një ndihme të menjëhershme prej 2 milionë eurosh për Nepalin. “Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kjo shumë do të ndihmojë në sigurimin e asistencës jetike për familjet dhe komunitetet më të goditura nga katastrofa.”

Kërkimet për të mbijetuar dhe për të zhdukurit po vazhdojnë, ndërsa numri i viktimave dhe personave të humbur pritet të ndryshojë në orët e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related