Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare, dyshohet difekt në sistemin e radarëve

Publikuar me datë:

Hapësira ajrore shqiptare është përballur me një pezullim të përkohshëm të trafikut ajror pas një defekti teknik të shfaqur në sistemin e radarëve të Albcontrol. Ky problem ka ndërprerë përkohësisht monitorimin e avionëve që kalojnë nëpër Shqipëri.

Si masë sigurie, për disa minuta, të gjitha fluturimet në hapësirën ajrore të vendit janë ndalur tërësisht; asnjë avion nuk është lejuar të ngrihet, të ulet apo të kalojë mbi Shqipëri, derisa sistemet të rikthehen plotësisht në funksion.

Ky problem teknik rrezikon të shkaktojë vonesa në fluturimet nga dhe drejt aeroportit të Rinasit. Gjithashtu, mund të ketë pritje për avionët që ndodhen aktualisht në ajër, ndryshime në oraret dhe, nëse ndërprerja zgjat, devijime të përkohshme të itinerareve të fluturimeve.

Sipas burimeve, po merren masa për të rikthyer normalitetin e sistemeve dhe për të rifilluar trafikun ajror sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo ndërprerje është vendosur për të garantuar sigurinë në navigim dhe për të shmangur rrezikun e përplasjes derisa monitorimi të rikthehet në funksion të plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Stamboll/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë kaos, disa aksidente dhe të lënduar

Stambolli u përball sot me reshje të forta shiu...

Nepal/ 584 viktima, 2 mijë persona të zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e...

Britani/ Incident në festivalin e krishterë, tabela shembet mbi turmën, 6 të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur të premten pasdite,...

Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive. Ja situata në Dajt, Bulqizë dhe Librazhd

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin ne fundit sa...