“Amaneti” i fundit i 35-vjeçarit, tragjedia në “Urën e Vashës”, i riu humbi jetën pasi u hodh nga ura

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në zonën e “Urës së Vashës”, në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.

Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari, banues në fshatin Bastar Murrize të Tiranës, kishte udhëtuar me automjetin e tij dhe e kishte ndaluar atë pranë urës, e cila ka një lartësi prej rreth 152 metrash.

Dyshohet se i riu po përballej me probleme të rënda emocionale. Pak para ngjarjes, ai raportohet se i kishte dërguar një mesazh familjes, ku i kishte lënë bashkëshortes amanetin për vajzën e tyre.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Velipoja vijon të tërheqë pushues edhe në ditët e fundit të gushtit

Edhe pse gushti po i afrohet fundit, Velipoja vijon...

30 gushti/ Spahia: Viktimat presin, xhelatët rikthehen “të rilindur”

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë,...