Lëvizte me automjet të blinduar dhe i armatosur/ U largua me shpejtësi pas sinjalit nga policia për të ndaluar, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

Publikuar me datë:

Finalizohet operacioni i koduar “Unaza”.

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës. Sipas policisë ky shtetas lëvizte me automjet të blinduar dhe i armatosur. Gjithashtu nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është larguar menjëherë.

Por pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit, Arben Mhillaj.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Lezhë-Finalizohet operacioni i koduar “Unaza”

Qarkullonte me automjet të blinduar dhe i armatosur, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, kapet dhe arrestohet 41-vjeçari.

41-vjeçari me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, krehri i saj me disa fishekë, si dhe automjeti i blinduar.

Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

ChatGPT do t’i nënshtrohet një regjim më të rreptë rregullash në Bashkimin Europian, pasi Komisioni Europian e ka listuar ndër shërbimet digjitale me ndikim të madh. Kjo është hera e parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën një mbikëqyrje të tillë. Përkrah ChatGPT, në këtë kategori janë futur gjithashtu forumi Reddit dhe platforma […]

Humbën jetën nëna shtatzënë dhe foshnja, Ministria e Shëndetësisë premton hetim të plotë

Pasi një grua shtatzënë nga Pogradeci, M.K., ndërroi jetë...