Kryetari i Qarkut Shkodër pret ish-drejtuesin e arsimit: Mirënjohje për kontributin ndër vite

Publikuar me datë:

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka pritur në një takim z. Burhan Vajushi, ish-drejtues të arsimit dhe mësues me një kontribut të gjatë në sistemin arsimor të Shkodrës. Vajushi, i cili jeton prej vitesh në SHBA, ndodhet këto ditë në Shkodër.

Postimi i Plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në një takim miqësor z. Burhan Vajushi, ish-drejtues të arsimit dhe një mësues me kontribut të vyer shumëvjeçar në sistemin arsimor të Shkodrës.Edhe pse sot jeton në SHBA, lidhja me Shkodrën dhe arsimin e saj mbetet e fortë. E shfrytëzova ardhjen e tij në qytetin tonë për të ndarë një bisedë të ngrohtë, kujtime dhe vlerësime për kontributin e tij ndër vite.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, pata kënaqësinë t’i dhuroj tre botime të Këshillit të Qarkut Shkodër, si një mënyrë për t’i përcjellë edhe një pjesë të historisë, punës dhe trashëgimisë së institucionit që përfaqësoj. Mirënjohje për njerëzit që kanë dhënë nga vetja për Shkodrën dhe brezat e saj!

Edmond Ndou kryetar i këshillit të Qarkut Shkodër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

ChatGPT do t’i nënshtrohet një regjim më të rreptë rregullash në Bashkimin Europian, pasi Komisioni Europian e ka listuar ndër shërbimet digjitale me ndikim të madh. Kjo është hera e parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën një mbikëqyrje të tillë. Përkrah ChatGPT, në këtë kategori janë futur gjithashtu forumi Reddit dhe platforma […]

Humbën jetën nëna shtatzënë dhe foshnja, Ministria e Shëndetësisë premton hetim të plotë

Pasi një grua shtatzënë nga Pogradeci, M.K., ndërroi jetë...