Së bashku me Ergys Agasin, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar gjithashtu edhe Uliam Shpataraku, ish-efektiv i policisë.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, fillimisht Agasi dhe Shpataraku janë gjetur në qytetin e Elbasanit, duke udhëtuar me të njëjtin automjet. Më pas, ata kanë lëvizur drejt Durrësit dhe janë ndaluar nga forcat e policisë në zonën e Plepave.
Kapja e tyre është pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku Agasi ndodhej në kërkim prej disa kohësh.
Autoritetet pritet të bëjnë të ditura më shumë detaje në vijim mbi akuzat ndaj tyre dhe mbi rolin e Uliam Shpatarakut në këtë hetim.

