Kukës/ Banorët e Shtiqnit e Nangës në protestë: Burimet ujore po përdoren nga HEC-et

Publikuar me datë:

Banorët e Njësisë Administrative Shtiqën, së bashku me banorë të fshatit Nangë të Njësisë Administrative Bicaj, janë ngritur sot në protestë para Bashkisë Kukës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit vaditës.

Ata thonë se prej ditësh përballen me mungesën e ujit për tokat bujqësore, ndërsa pretendojnë se burimet ujore po përdoren për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et. Sipas banorëve, marrëveshja parashikon që nga data 15 maj deri më 15 shtator uji duhet të jetë i garantuar për vaditjen e tokave bujqësore.

Ata kërkojnë që kjo marrëveshje të zbatohet dhe uji të rikthehet në kanalet vaditëse. Kanali i Shtiqënit mbulon një sipërfaqe prej rreth 820 hektarësh tokë bujqësore.

Aktualisht, rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë. Banorët thonë se mungesa e ujit rrezikon të mbjellat dhe të ardhurat e familjeve që merren me bujqësi. Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e situatës dhe garantimin e ujit vaditës gjatë gjithë sezonit bujqësor. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk marrin një zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie në Malësinë e Madhe, i kishte hedhur benzinë një automjeti

Një shtetas gjerman 47-vjeçar ka sulmuar me thikë dy punonjës policie në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, pas një denoncimi të bërë nga një 27-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim […]

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për një rrugë të re eksporti të grurit përmes Detit të Zi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka rënë dakord me presidentin...