Parakalimi i gabuar në Milot-Lezhë, policia gjen drejtuesin pas denoncimit nga qytetari

Publikuar me datë:

Një shofer është gjobitur nga Policia Rrugore në Lezhë, pasi është filmuar duke kryer një parakalim të gabuar në aksin Milot-Lezhë.

Shkelja është denoncuar nga një qytetar, i cili ka vënë në dispozicion të policisë edhe pamjet e momentit të parakalimit.

Pas verifikimit të materialit, efektivët kanë identifikuar drejtuesin e automjetit dhe ndaj tij është vendosur një gjobë prej 8 mijë lekësh të rinj, për shkelje të neneve 146/16 dhe 198/5 të Kodit Rrugor.

Policia ka falënderuar qytetarin për bashkëpunimin dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të raportojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ishulli i Shurdhahut merr pamje të re/ Nis pastrimi i sitit mesjetar të Sardës

Ishulli i Shurdhahut, një prej dëshmive më të rëndësishme...

Jep dorëheqjen sekretari i Ushtrisë amerikane pas muajsh tensionesh me Hegseth

Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen...

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me...