Zdrala drejt krizës, tregtarët: Na ra fuqia blerëse me 50%, po shkojmë drejt falimentimit…

Publikuar me datë:

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve në zonën e Zdrales në Shkodër po rëndon ndjeshëm mbi bizneset lokale. Tregtarët thonë se shitjet kanë rënë ndjeshëm dhe fuqia blerëse është reduktuar me rreth 50%.

Pavarësisht rënies së të ardhurave, ata vijojnë të paguajnë taksat dhe detyrimet, ndërsa paralajmërojnë se nëse situata vazhdon, disa biznese mund të mbyllen.

Tregtarët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër dhe propozojnë lejimin e qarkullimit të automjeteve të paktën në një sens, për të rikthyer aksesin e klientëve në zonë.

Ndryshimi i qarkullimit u bë pas rikonstruksionit të Zdrales, me synimin për krijimin e një pedonaleje tregtare, por bizneset thonë se ky vendim ka ndikuar negativisht në aktivitetin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related