Në fshatin Zhymë të Lushnjes, një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin mbrëmjen e sotme. Një burrë 45 vjeç akuzohet se ka vrarë nënën e tij me sqepar, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë babanë.
Pasi policia kreu kërkime për rreth dy orë, autori i dyshuar u vu në pranga.
Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve brenda familjes. “Shkak u sherrit dyshohet se kanë qenë paratë.”
I moshuari që mbeti i plagosur u transportua drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shfaqet e rëndë për shkak të plagëve të marra.

