Municionet e vjetra shpërthejnë nga zjarret, rrezik shtesë për efektivët në Pukë dhe Mirditë

Publikuar me datë:

Përveç flakëve dhe terrenit të vështirë, forcat që po luftojnë me zjarret në Pukë dhe Mirditë po përballen edhe me një tjetër rrezik të fshehur: municionet e mbetura prej vitesh.

Në Gojan të Madh të Pukës, ku në të kaluarën kanë ekzistuar depo ushtarake, zjarri ka përfshirë edhe zona ku ndodhen fishekë të vjetër. Shpërthimet e tyre janë dëgjuar gjatë ndërhyrjes dhe kanë vështirësuar punën e forcave që veprojnë nga toka.

Ndërkohë, në Mirditë është konstatuar edhe një tjetër rast shqetësues. Në një sipërfaqe bujqësore është gjetur një granatë, duke shtuar rrezikun për banorët dhe ekipet e angazhuara në terren.

Temperaturat e larta dhe përhapja e flakëve mund të aktivizojnë municionet e braktisura, duke krijuar shpërthime të paparashikueshme në zonat ku po ndërhyhet për shuarjen e zjarreve.

Kjo situatë e bën edhe më të rrezikshme ndërhyrjen në terrenet e prekura, ku efektivët duhet të përballen njëkohësisht me flakët, terrenin e vështirë dhe rrezikun nga municionet e mbetura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret në Fier/ Prefekti Anduel Xhindi: Nuk ka rrezik për zonat e banuara, vatrat janë nën kontroll

Pas zjarrit që përfshiu dhe dogji plotësisht pesë fshatra në Fier, situata sot paraqitet më e qetë, me vetëm tre vatra aktive, të cilat ndodhen nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për banesat. Ndërhyrjet nga ajri vijojnë ende në zonat e Frakullit, Levanit dhe Peshtanit, ku po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë […]