Kisha Katolike apel për zjarret në Pukë: “Pakujdesia jonë po përpin male, fusha e shtëpi”

Publikuar me datë:

Në një kohë kur zjarret vijojnë të përhapen në zona të ndryshme të Pukës, Kisha Katolike ka reaguar me një apel për ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri ndaj natyrës dhe jetës së banorëve.

Mesazhi është përcjellë nga Atë Mario Tarantino, Administrator i Dioqezës së Sapës, i cili ka shprehur solidaritetin me banorët që po përballen me situatën e rëndë dhe ka bërë thirrje për kujdes maksimal.

“Pakujdesia jonë po përpin male, fusha e shtëpi”, është apeli i fortë i Kishës, duke vënë theksin te pasojat që mund të shkaktohen nga neglizhenca njerëzore.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pyje në territorin e Pukës, ndërsa në disa zona është krijuar rrezik edhe për banesat. Forcat e angazhuara në terren vijojnë betejën me zjarret për të izoluar dhe shuar vatrat aktive.

Përmes këtij reagimi, Kisha Katolike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, duke theksuar se mbrojtja e natyrës është një përgjegjësi e përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive zjarresh

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë...

Statistika/ 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar përplasjen midis...

Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, në pranga “boss-at” e disa grupeve

Një aksion antidrogë u realizua të shtunën në mbrëmje...