Myftiu Kopani: Dënojmë zjarrvënien, pyjet e Pukës do të duan dekada për t’u rimëkëmbur

Publikuar me datë:

Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, ka reaguar me shqetësim për situatën e krijuar nga zjarret në territorin e bashkisë, veçanërisht në Gojan të Madh, Gojan të Vogël dhe zonat përreth.

Kopani ka dënuar ashpër çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme, duke theksuar se një veprim i tillë shkakton pasoja të rënda për komunitetin dhe mjedisin.

Sipas tij, dëmet në pyjet e Pukës janë jashtëzakonisht të mëdha. Rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe pyjore janë përfshirë nga flakët, ndërsa rikuperimi i tyre natyror mund të kërkojë deri në një shekull.

“Ky është një dëm i madh për Pukën dhe banorët e saj”, shprehet Myftiu, duke bërë thirrje për ndalimin dhe ndëshkimin e personave që shkaktojnë zjarre me dashje.

Përveç sipërfaqeve pyjore, nga zjarri janë dëmtuar edhe tre banesa të pabanuara, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime në çati.

Situata në terren vijon të jetë problematike, pasi disa vatra mbeten aktive. Në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë angazhuar helikopterë, forcat zjarrfikëse, efektivë të ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related