Serxho Kalaj ka zgjedhur ta nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë sërish në Serinë C. Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të moshave të Shqipërisë deri në U21, ka përfunduar marrëdhënien me Frozinonen dhe tashmë është transferuar te Specia.
I rritur në akademitë e Romës dhe Lacios, Kalaj u dallua që në vitet e para të futbollit të tij, përpara se të kalonte te Groseto në Serinë C dhe më vonë te Karrareze. Frozinone vendosi të siguronte shërbimet e tij, duke i dhënë mundësinë të luante disa ndeshje në Serinë B. Megjithatë, dëmtimet e njëpasnjëshme ndikuan që ai të mos fitojë vazhdimësi në fushë, për të mos folur për Serinë A.
Gjatë merkatos së verës, ai u largua zyrtarisht nga Frozinone dhe sot është prezantuar si përforcimi më i ri i Specias, pjesë e Serisë C. Futbollisti ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi për një sezon tjetër, duke e zgjatur angazhimin e tij potencialisht deri në verën e vitit 2029.

