Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI! Nuk do të ulim veten në nivelin e tyre

Publikuar me datë:

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI! Nuk do të ulim veten në nivelin e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Pustec, ku gjatë një aktiviteti kulturor nuk u ekzekutua himni shqiptar, krahas atij maqedonas.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi kuptimplote”.

Kryeministri u ndal edhe te reagimet që pasuan incidentin, duke e cilësuar atë si pjesë të një “cirkut kombëtar-folkloristik ballkanik”.

“Shpreha keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorët e këtij cirku të lashtë me flamuj në epokën e Inteligjencës Artificiale. Jo, Shqipëria, Evropa e Ballkanit, nuk mund ta lejojë kurrsesi dhe nuk do t’i lejojë vetes të ulë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, deklaroi kryeministri.

Postimi i plotë:
Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi kuptimplote e botëkuptimeve tona të ndryshme në këtë cep të Evropës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kishte kërkuar më parë që të luhej edhe himni shqiptar. Kjo u injorua dhe më pas kërkoi falje për një gabim që nuk ishte i tiji. Ai e dëshmoi veten si burrë shteti dhe një qytetar i denjë i Shqipërisë Evropiane, në nder të vetes dhe komunitetit të tij maqedonishtfolës, për të cilin urojmë vetëm më të mirën. Ne e kemi nderuar atë komunitet të vogël me një status të veçantë si komunë më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë, pakicat nuk janë statistika, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo mbërritje e rastësishme në territorin tonë të trupës së cirkut kombëtar-folkloristik ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër, dhe herë nga një tjetër akoma, nuk na shqetëson në vetvete, as për sovranitetin e Shqipërisë – jo, jo – as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka kuaj trojanë të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë për të na tronditur. Megjithatë, sot shpreha keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorët e këtij cirku të lashtë me flamuj në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa patriotëve midis nesh që në raste të tilla hidhen me kokë në pasqyrat e tyre dixhitale, duke kërkuar përgjigje në të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Evropa e Ballkanit, nuk mund ta lejojë kurrsesi dhe nuk do t’i lejojë vetes të ulë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjyqtarët kundër bojkotit për pagat: “Do të vijojmë detyrën”, mesazh për prokurorët

Mbledhja e Kryetarëve ka kërkuar procedimin e menjëhershëm të...

Prishtina në vazhdën e rezultateve pozitive, Llapi feston fitoren e parë të sezonit

Prishtina ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall...

Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Situata të tensionuara janë regjistruar jashtë mureve të parlamentit,...

Krumë/ Të shtëna me armë, plagoset 29-vjeçari, identifikohet autori

Një i ri 29-vjeçar u plagos me armë zjarri...