Thaçi: Pres lirimin nga çdo akuzë. Prokuroria po lartëson dëshmitë e fabrikuara nga epoka e regjimit të Millosheviçit

Publikuar me datë:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur pritjen e tij për t’u shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat me të cilat përballet në Gjykatën e Hagës.

Thaçi theksoi se tashmë i ka thënë të gjitha që kishte për të thënë, si në paraqitjen e mbrojtjes ashtu edhe në deklaratën e tij përfundimtare para trupit gjykues.

Duke kritikuar Prokurorinë, ai akuzoi organin e akuzës për përdorim të dëshmive që ai i konsideron të manipuluara nga koha e regjimit të Millosheviçit. Sipas Thaçit, këto materiale përdoren ndërkohë që neglizhohen dëshmitë dhe argumentet e autoriteteve të larta ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë.

“Pres lirimin nga çdo akuzë. Nuk kam çka t’u shtojë argumenteve të ekipeve mbrojtëse, si dhe fjalës sime përfundimtare në sallën e gjyqit.

Jo. Por nuk do të besoja se vullneti i të zgjedhurve të popullit të Kosovës do të keqpërdorej kaq brutalisht.

Çuditërisht, narrativa e pretendimeve të tilla fillon nga vitet e tetëdhjeta, atë kohë isha 11-12 vjeç të lëvizjes së popullit të Kosovës për liri. Vazhdon deri në dhjetor 2000. Kulmon me Raportin e Dick Martyt, rrëfim ky i ndërtuar në bashkëpunim tanimë të konfirmuar mes zyrtarëve serb dhe rus në Këshillin e Evropës.

Inkriminim për ndërkombëtarët nuk do të ketë. Por a do të ketë ndikim në ecurinë e drejtësisë ndërkombëtare? Sigurisht që do të ketë, dhe atë jo pak.

Prokuroria po lartëson dëshmitë e fabrikuara nga epoka e regjimit të Millosheviçit; në anën tjetër mohon dëshmitë dhe argumentet e zyrtarëve të lartë të SHBA-së, NATO-s, Britanisë së Madhe, OKB-së, OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Zyrtarët ndërkombëtarë ishin sytë dhe veshët e Perëndimit në Kosovë”, theksoi Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related