Aksidenti në Durres/ Ekspertiza: Makina me 114 km/h, shoferi kishte konsumuar alkool

Publikuar me datë:

Ekspertiza e re ka zbuluar të dhëna të tjera rreth aksidentit fatal të ndodhur në Durrës rreth orës 02:22 të së mërkurës, duke marrë jetën e çiftit të sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, si dhe një 15-vjeçari.

Ekspertët kanë përcaktuar se automjeti lëvizte me shpejtësi afërsisht 114 km në orë në momentet para përplasjes.

Rikonstruksioni i aksidentit tregon se, tek kthesa, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Në atë çast, goma e përparme në anën e pasagjerit goditi bordurën, çka solli destabilizimin e mëtejshëm të makinës.

Pasi goditi bordurën, makina u përmbys dhe u tërhoq zvarrë për rreth 40 metra derisa u ndal përfundimisht.

Një tjetër zbulim nga ekspertiza ka të bëjë me gjendjen e shoferit: analizat toksikologjike kanë treguar se ai kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë, edhe dy persona të tjerë po marrin trajtim në spitalin e Traumës në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related