Virusi i Nilit Perëndimor alarmon Shkupin, 35 raste të konfirmuara dhe 4 viktima

Publikuar me datë:

Rritja e rasteve të virusit të Nilit Perëndimor ka shkaktuar shqetësim në Shkup, ku autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar deri më tani 35 raste të infektimit dhe katër vdekje.

Epidemia po prek kryesisht rajonin e kryeqytetit, ndërsa shumica e pacientëve të diagnostikuar janë persona mbi 60 vjeç. Disa prej të infektuarve kanë zhvilluar forma të rënda neuroinvazive të sëmundjes, përfshirë encefalitin dhe meningjitin.

Disa pacientë po trajtohen në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Infektive në Shkup, ndërsa raste të tjera janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv.

Për shkak të përhapjes së virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje epidemie në disa komuna të Shkupit, duke forcuar masat për kontrollin e mushkonjave dhe mbikëqyrjen epidemiologjike.

Rritja e rasteve ka qenë e shpejtë. Në fund të korrikut ishin regjistruar vetëm tetë raste, ndërsa brenda pak javësh numri është rritur në 35. Sipas autoriteteve, shpërthimi i këtij viti është ndër më seriozët në vend që nga regjistrimi i rasteve të para të virusit të Nilit Perëndimor në vitin 2011.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin masa mbrojtëse, duke përdorur repelentë kundër insekteve, shmangur qëndrimin në ambiente të jashtme gjatë orëve të mbrëmjes dhe eliminuar ujin e ndenjur në oborre, ballkone dhe hapësira të tjera ku mund të shumohen mushkonjat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane. Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë […]

Trump përplaset me gazetarin e Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon?”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një...