Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 7 vatra të regjistruara, 4 ende aktive

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Mbrojtja informon se deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me 7 vatra të regjistruara, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim.

Forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbështetja e Forcave të Armatosura ka qenë e konsiderueshme, me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat aktive kryesore:

* Dajt, Tiranë – Vijon puna për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, vatra është riaktivizuar, por po ndiqet nga forcat operacionale dhe gjithashtu nuk rrezikon banesat.

* Lufaj, Mirditë – Vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë. Forcat janë pozicionuar pranë zonës dhe nuk ka rrezik për banesat.

* Mali i Tërbunit, Pukë – Vijon operacioni në terren të vështirë. Janë angazhuar 13 zjarrfikës, 8 punonjës të Shërbimit Pyjor, 45 forca bashkiake, 22 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht, pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor.

Gjithashtu është shuar plotësisht vatra në Bruç, Mat, ndërsa vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë janë në monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Në të gjitha vatrat vijon angazhimi dhe monitorimi i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe kufizimin e përhapjes së zjarreve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Alarm në Britani/ Kreu i Inteligjencës paralajmëron: Rrezik për një sulm të përmasave të 11 Shtatorit

Bota mund të përballet me një 11 Shtator tjetër dhe Shërbimet Britanike të Inteligjencës por edhe ato botërore nuk duhet të përqëndroehn vetëm tek kërcënimet e të kaluarës , por duhet të jenë të përgatitura për një goditje të re strategjike, të ngjashme me sulmet e 11 Shtatorit 2001. Paralajmërimin vjen nga drejtori i përgjithshëm […]

Universiteti i Shkodrës pasuron bibliotekën me botime mbi krimet dhe pasojat e komunizmit

Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka...