Shkodra e një shekulli më parë vjen me ngjyra në albumin e Pjetër Logorecit

Publikuar me datë:

Studiuesi Pjetër Logoreci sjell një tjetër version të albumit fotografik që dokumenton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Shkodrës.

Gjashtë vite pas botimit të parë, “Histori shkodrane në fotografi” rikthehet me një risi: fotografitë historike janë sjellë në ngjyra, duke u dhënë pamjeve të vjetra të qytetit një tjetër pamje dhe dimension.

Albumi i parë u publikua në vitin 2020, pas një pune kërkimore disa-vjeçare në arkivat e Austrisë. Fotot, kryesisht të periudhës 1908–1916, pasqyrojnë Shkodrën e asaj kohe, nga ndërtesat dhe rrugët e qytetit te personazhet, jeta e përditshme dhe zhvillimet historike.

Ribotimi synon ta bëjë këtë pasuri fotografike më të afërt me publikun e sotëm. Ngjyrat nxjerrin në pah elemente dhe detaje të cilat në versionin bardhezi mund të mos dallohen në të njëjtën mënyrë.

Një koleksion që shërben jo vetëm si dëshmi e së shkuarës, por edhe si një mënyrë për t’ua përcjellë historinë e Shkodrës brezave të rinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Flakadanë dhe tymuese në Kuvend, përjashtohen nga seanca katër deputetë të PD (EMRAT)

Deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Ivi Kaso, Bledion...

Pas përplasjeve dhe kaosit të javës së kaluar, nis seanca plenare në Kuvend! 18 pika në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan punimet parlamentare të enjten e kaluar. Deputetët pritet të shqyrtojnë një rend dite të ngjeshur, me 18 pika, ku përfshihen interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe një sërë projektligjesh që […]

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!

Flori Spahija rikthehet kuq e blu!Sërish me fanellën...