Në kërkim prej vitit 2025, arrestohet Ylli Zalla, detajet e operacionit

Publikuar me datë:

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, që çoi në kapjen e një prej personave më të kërkuar nga drejtësia, Ylli Zallës. Ylli Zalla ishte fshehur në një banesë në afërsi të shtëpisë së tij në Zallë të Fushë Krujës. Në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari ka qënë i armatosur me kallashnikov me fishekë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, deklaron Lamallari.

Kujtojmë se një ditë më parë në banesën e Ylli Zallës u vendos lëndë plasëse. Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor 2025, i dyshuar për çështje që lidhen me armëmbajtje pa leje.

Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani.

12 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related