Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në segmentin Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete u përplasën mes tyre.
Si rezultat i përplasjes, katër persona u plagosën, mes të cilëve dy fëmijë. Të dëmtuarit u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave të para, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të plagëve të marra, të lënduarit janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

