Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë / Dyshohet se lënda plasëse u vendos nga vetë Ylli Zalla, policia u njoftua nga…

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të regjistruar në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, në banesën e shtetasit Ylli Zalla, ku përveç dëmeve në godinë u dogj edhe një automjet.

Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës vonë, por uniformat blu janë njoftuar vetëm ditën e sotme në paradite. Thirrja në polici është bërë nga bashkëshortja e Ylli Zallës, e cila ndodhej në Itali.

Në vendngjarje nuk ka pasur të vendosura kamera sigurie, çka ka bërë që momenti i vendosjes së tritolit dhe shpërthimi të mos jetë filmuar nga asnjë pajisje vëzhguese.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po hulumtohet është dyshimi se lënda plasëse mund të jetë vendosur nga vetë shtetasi Ylli Zalla.

Fillimisht gruaja ka pretenduar se përveç tritolit, kanë gjetur edhe një letër kërcënuese, por më pas e ka tërhequr si alibi. Nuk përjashtohet mundësia që Zalla të jetë larguar nga vendi ilegalisht dhe të ketë inskenuar ngjarjen për të kërkuar azil jashtë me pretendimin se i rrezikohet jeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qytetari mbetet i bllokuar në pus 20 metra të thellë në Koplik, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një incident është regjistruar në Koplik, ku një qytetar...

AXHENDA/ Dueli në Ligën e Konferencës, Dinamo kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Vorës

Dinamo arriti të fitonte ndaj Audas në “Elbasan Arena”,...

TRAGJEDI NË KALABRI/ 46-vjeçarja humb jetën pas dhunës, në kërkim partneri shqiptar

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Kalabrinë, Itali. Ornella Forastefano, 46 vjeçe, ka humbur jetën pasi dyshohet se është dhunuar dhe rrahur brutalisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Amendolara, në provincën e Kozencës, raporton për Syri, Alba Kepi. Gruaja është dërguar në gjendje kritike në spitalin e Trebisacce, por është lënë jashtë hyrjes […]