Djegia e hotelit në Vlorë – Si paraqitet gjendja shëndetësore e të lënduarve, vajza në gjendje të rëndë

Publikuar me datë:

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka dhënë detaje mbi pushuesit e shtruar, si pasojë e djegieve që kanë marrë nga zjarri në hotelin në Vlorës.

Sipas informacionit zyrtar, në QSUT janë paraqitur tre qytetarë, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor.

Sakaq disa prej të lënduarve po marrin trajtim mjekësor edhe në spitalin e Traumësm dy paciente, të cilat janë paraqitur me dëmtime të shumta.

Njëra prej pacienteve paraqitet në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.

Pacientja tjetër, gjendja shëndetësore e së cilës është aktualisht e stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv  dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Bëhet me dije se stafet mjekësore do vijojnë të ndjekin me kujdes gjendjen shëndetësore të pacientevë duke ofruar  trajtimin e nevojshëm mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ish-të përndjekurit në Shkodër kërkojnë përshpejtimin e dëmshpërblimeve…

Në Shkodër, një prej qyteteve që ka njohur përndjekjen...

Shpërthen eksplozivi në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë Krujë

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar...

Prrenjasi kundër bashkimit me Librazhdin, protestuesit kërkojnë reflektim dhe mbrojtjen e bashkisë

“Prrenjasi duhet të qëndrojë më vete”. Ky është mesazhi...