Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Kçar të Poshtëm, në Pukë.
Zjarri ka rënë rreth orës 19:00 dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë dhe duke shkrumbuar një pjesë të madhe të saj.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave përreth.
Banesa është në pronësi të Rifat Handraj. Dëmet materiale raportohen të mëdha, ndërsa fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

