Protesta e 19-të e studentëve kundër qeverisë vazhdon edhe sot. Tubimi, ashtu si ditët e mëparshme, filloi përpara Ministrisë së Arsimit. Megjithëse shiu vazhdon të bjerë, pjesëmarrësit nuk janë tërhequr nga qëllimet e tyre.
Disa prej studentëve u drejtuan nga selia e Partisë Socialiste, ndërsa të tjerë mund të zhvendosen tek Kryeministria gjatë protestës.
Gjatë grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit u regjistrua një incident i tensionuar, ku nga turma u hodhën gurë dhe molotov në drejtim të policisë. Forcat e rendit reaguan duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

