Kristian Demaj rikthehet te Vllaznia, synon titullin e 14-të kampion

Publikuar me datë:

Boksieri shkodran Kristian Demaj është rikthyer në radhët e Vllaznisë, duke iu bashkuar përgatitjeve të skuadrës kuqeeblu në prag të garave kombëtare.

Pas katër vitesh qëndrimi në Gjermani, Demaj ka vendosur të rikthehet në ringun shqiptar për të ndihmuar ekipin shkodran, por edhe për të vendosur një tjetër objektiv personal në karrierën e tij: fitimin e titullit të 14-të kampion.

Rikthimi i tij konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Vllazninë, falë eksperiencës dhe rezultateve që ka arritur ndër vite në boks.

Ndërkohë, kuqeblutë do të kërkojnë të vijojnë dominimin e tyre në këtë sport, me synimin për të siguruar titullin e 28-të kampion në rang ekipor.

Me Demajn sërish në gjirin e skuadrës, Vllaznia shpreson të shtojë forcën dhe eksperiencën në përballjet e radhës, duke synuar një tjetër trofe për historinë e boksit shkodran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

1800 banorë evakuohen për shkak të zjarreve të fuqishme në Gjermani

Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga...

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç,...

Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në...