Ina Zhupa: KLSH nxjerr zbuluar Gonxhen, ligji vlen vetëm për qytetarët

Publikuar me datë:

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkeljet ligjore në ministrinë e drejtuar nga Blendi Gonxhja.

Zhupa thekson se në Mozaikun e Tiranës, Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Universitetin e Arteve janë evidentuar punime të nisura pa leje, pagesa të kryera përpara pajisjes me leje, ndryshime projektesh dhe preventivësh pas kryerjes së punimeve, si dhe mungesë miratimesh e kontrolli.

Zhupa shprehet se këto raste tregojnë një standard të dyfishtë të zbatimit të ligjit, pasi ndërsa qytetarët ndëshkohen për shkelje të ngjashme, institucionet shtetërore rezultojnë vetë në shkelje të procedurave ligjore.

Zhupa ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Kulturës dhe ministri Blendi Gonxhja për këto konstatime

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ Arrin në 8 numri i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm

Të paktën tetë persona humbën jetën nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Japoninë lindore të enjten mbrëma, duke shkaktuar përmbytje të rënda, duke ndërprerë transportin dhe duke nxitur urdhrat e evakuimit për më shumë se 400 mijë njerëz, njoftuan sot mediat lokale. Agjencia japoneze e motit lëshoi ​​paralajmërimin e saj më të lartë të nivelit […]

Durrës/ Përplasen dy makina, përfshihet në aksident zyrtari i partisë ‘Mundësia

Një aksident rrugor u regjistrua këtë pasdite në Durrës,...

Vau-Dejësi hap rrugën për dy investimet e para të “Paketës së Maleve”

Dy projekte të rëndësishme të paraqitura nga Bashkia Vau-Dejës...