Selenicë/ Mblidhet Këshilli Bashkiak, Nertil Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Bashkia duhet të mbetet e pavarur

Publikuar me datë:

Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur së fundmi, Këshilli Bashkiak i Selenicës ka trajtuar si çështje kryesore projektin për bashkimin e Bashkisë Selenicë me Bashkinë Vlorë.

Kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, gjatë mbledhjes, ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundërshtues ndaj kësaj nisme. Ai argumentoi se Selenica duhet të mbetet njësi administrative më vete dhe të mos humbasë autonominë.

Bellaj paralajmëroi se bashkimi me Bashkinë e Vlorës do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit të Selenicës, duke ndikuar negativisht në zhvillimin lokal. Ai nënvizoi rëndësinë e identitetit, territorit dhe nevojave të veçanta të kësaj zone, të cilat, sipas tij, kërkojnë një administrim të pavarur.

Kryebashkiaku siguroi se do të vijojë të kundërshtojë projektin dhe të qëndrojë në mbrojtje të interesave të banorëve të Selenicës.

Kjo çështje pritet të mbetet në vëmendje edhe gjatë procesit të konsultimeve dhe diskutimeve të tjera me njësitë vendore që preken nga propozimi për riorganizim territorial.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Durrës/ Sekuestrohen në port 120 shishe verë dhe mallra të padeklaruara

Një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara është konstatuar...

Greqi/ Shkrumbohen pyjet në Halkidiki, alarmohen turistët

Zjarri i fuqishëm që shpërtheu të enjten pasdite në...

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Duhet të flasim edhe me emra

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë...

Narkosi shqiptar/ Kili transferon drejt burgut të sigurisë së lartë 9 kriminelë

Autoritetet në Kili kanë ndërmarrë një operacion të veçantë...