Vlorë/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Publikuar me datë:

Një përplasje për çështje pronësie mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës ka çuar në arrestimin e një 47-vjeçari, që akuzohet se ka kërcënuar vëllain e tij me armë zjarri.

Menjëherë pas kallëzimit, forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Policia arrestoi shtetasin J. T., 47 vjeç, i njohur më herët edhe për precedent penal lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, dy krehra si dhe 30 fishekë.

Referuar të dhënave të para të hetimit, konflikti ka pasur si shkak mosmarrëveshje pronësie, ndërkohë që i arrestuari akuzohet se ka kërcënuar vëllanë e tij me armë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tiranë/ Shisnin kokainë, pranga dy të rinjve

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë përmbyllur...

Farage fiton zgjedhjet e pjesshme në Clacton

Nigel Farage, kreu i Reform UK, ka fituar zgjedhjet...

Zjarri në Lurë/ Procedohen penalisht shefi i monitorimit dhe dy roje mjedisi

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit...

Si mund ta zgjidhë Inteligjenca Artificiale krizën e ujit në Bashkimin Evropian?

Kërkesa globale për ujë pritet të rritet me 55...